TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për "Al Jazeera" ka deklaruar se nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin, lejohet të marrë atë që do, do të thotë se ky është fundi i demokracisë.
Osmani duke folur për luftën në Ukrainë theksoi se të gjithë së bashku duhet të sigurojnë që regjimi i Putinit do të bjerë.
“Nëse ne e lejojmë Putinin që të marrë atë që do, ky është fundi i demokracisë. Ky është fundi i rregullave të të drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye të gjithë së bashku vendet e mëdha dhe të vogla duhet që të punojnë së bashku që të ndalohet ajo se çka është duke bërë tani Rusia dhë të sigurohemi që regjimi i Putinit do të bjerë”.
Osmani shtoi se regjimet autokratike asnjëherë nuk kanë siguruar paqe të qëndrueshme në asnjë vend të botës.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Katar ku ka takuar krerët më të lartë të këtij vendi.