TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se po i bëjnë përgatitjet për ta paditur Serbinë për gjenocid, derisa shtoi se kjo është çështje shumë komplekse.
“Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi. Po i bëjmë përgatitjet, është çështje komplekse e gjigante. Gjenocidi nuk është krim që vjetërsohet. Duhet të jemi të përgatitur para se të fillojmë këtë proces. Gjenocidin me NATO-n, e ka ndaluar bashkësia ndërkombëtare”, tha Kurti në DESK-un e KTV-së.
Ai theksoi se NATO-ja në vitin 1999, e kishte kuptuar se në Kosovë mund të përsëritej një krim si në Bosnje.