TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në takimin e mbajtur të enjten, ka marrë vendim që ta pezullojë Liljana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.
Pezullimi i Stevanoviçit vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiçin, president i Serbisë.
Lajmi për pezullimin e Stevanoviçit u bë i ditur përmes një komunikate për media nga KGJK, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ajo ishte pjesë e grupit të serbëve të Kosovës që takoi Vuçiçin në Beograd, në ditën (22 mars) kur u mësua se Serbia nuk do të mund t’i organizojë zgjedhjet e saj edhe në territorin e Kosovës.