BALLKAN, 28 Mars 2022, 09:21

Në zgjedhjet lokale në Ulqin nuk ka fitues! Ja sa vota ka marrë Dritan Abazoviç

Në zgjedhjet lokale në Ulqin nuk ka fitues! Ja sa vota ka marrë

Në zgjedhjet lokale në Ulqin nuk ka fitues. Ky është verdikti i zgjedhësve në komunën me shumicë shqiptare në Mal të Zi.

Nga rezultatet paraprake rezulton se nga 20.392 zgjedhës të regjistruar kanë marr pjesë 11.634 ose 50.15%m të cilët kanë zgjedhur përbërjen e këshillit të ri të komunës i cili do të zgjedh edhe kryetarin e komunës.

Por sipas rezultateve do të duhet një koalicion pas zgjedhor për të formuar pushtetin e ri në qytetin bregdetar të Malit të Zi.

Koalicioni më i madh prej pesë partive i drejtuar nga URA e Dritan Abazoviç ka arritur të marrë 4899 vota ose 14 këshilltarë.

Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviç në koalicion me Partinë Boshnjake kanë marrë 2170 vota ose 7 mandate në këshill.

Koalicioni mes Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi kanë qenë befasia e zgjedhjeve duke arritur të marrë 1971 vota ose pesë mandate këshilltarësh.

Forca e re demokratike e Genci Nimanbegut ka pësuar ulje të votuesve duke marr 1655 vota ose 5 këshilltarë.

Ndërsa Demokratët e Malit të Zi të ish kryeparlamentarit Aleksa Beçiç 837 vota ose dy këshilltarë.

Këshilli i Komunës se Ulqinit përbëhet nga 33 këshilltarë, ndërsa për formimin e qeverisë lokale duhen 17 këshilltarë për të formuar shumicën.