TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazeta prestigjioze franceze ‘Le Monde”, ka shkruar një shkrim rreth aksionit terrorist në veri në Kosovës, ku iu vra rreshteri policor Afrim Bunjaku”.
“I stërarmatosur, i veshur pa shenja, si forcat ruse gjatë aneksimit të gadishullit ukrainas në vitin 2014, një komando serbe tentoi në fund të shtatorit të sulmonte veriun e këtij territori ballkanik me shumicë shqiptare”, shkruan kjo gazetë franceze.
Banjska ra përsëri në letargjinë e saj shkruan Le Monde. “Vetëm vrimat e plumbave në disa dritare dhe portat e thyera të manastirit ortodoks që shikon nga ky fshat modest në veri të Kosovës mbajnë ende gjurmët e përleshjeve të dhunshme të shpërthyera atje më 24 shtator nga një komando me burra serbë të armatosur rëndë”, shkruan gazeta franceze.