TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas operacionit të sotëm të kontrollit në veri të Kosovës, ku autoritetet kanë konfiskuar sërish armë dhe pajisje ushtarake, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se arsenali i gjetur deri tani zbulon planin e Serbisë për aneksimin e veriut. Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “po vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë”.
Më tej ai shkroi se “granatahedhës, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist”.
“Ne do të vazhdojmë punën deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Kosovës”, theksoi Sveçla. Policia e Kosovës ka kryer të shtunën kontrolle në shtatë zona në pjesën veriore, në kuadër të hetimeve lidhur me sulmin e armatosur ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit.