BALLKAN, 15 Tetor 2023, 10:08

Kamberi: Shqiptarët në Preshevë të shpërndarë

Kamberi: Shqiptarët në Preshevë të shpërndarë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi është shprehur se shqiptarët në Preshevë janë të shpërndarë duke shtuar se duhet të kishte një organizim më të madh nga ana e politikanëve.

 I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Kamberi shtoi se 20% të pakicave në Serbi nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e Serbisë.

“Po të ketë një homogjenitet të shqiptarëve, një organizim më të madh, një unitet më të madh n veprim se në deklarim ka. Paraqitja ime në Beograd ishte tepër ekstreme.

Mund  të ketë më tepër përfaqësim në Beograd. 20% të pakicave në Serbi nuk janë të përfaqësuara në Parlament.

Simbolikë është numri i përfaqësimit të pakicave me një shqiptar  me 3-4 boshnjakë dhe me 4 hungarezë. Sistemi në Serbi i përfaqësimit është i centralizuar”, tha Kamberi.