BALLKAN, 14 Tetor 2023, 21:24

Presidenti i Kroacisë: Izraeli nuk e ka më simpatinë time pas asaj që po ndodh në Gaza

Presidenti i Kroacisë: Izraeli nuk e ka më simpatinë time pas

Presidenti kroat, Zoran Milanovic, thotë se ngritja e flamurit izraelit nga Ministria e Jashtme e vendit në shenjë solidariteti, është një veprim i papërshtatshëm. Milanovic është shprehur se mizoritë e Hamasit nuk i japin Izraelit të drejtën të bombardojë civilët për hakmarrje.

Mendoj se ishte një veprim idiot. E gjithë simpatia ime për Izraelin –për fat të keq humbi pas 15 minutash – pas tmerreve dhe masakrave nga Hamasi”, u tha Milanovic gazetarëve.

"Unë i dënova vrasjet [nga Hamasi] dhe shpreha tmerrin dhe neverinë time, por e drejta për vetëmbrojtje nuk përfshin hakmarrjen dhe vrasjen e civilëve," shtoi ai.

Hamasi nisi një sulm të befasishëm ndaj bazave dhe vendbanimeve izraelite pranë Gazës të shtunën, duke vrarë mbi 1 300 qytetarë izraelitë, sipas shifrave të fundit nga Jeruzalemi Perëndimor. Izraeli i ka shpallur luftë grupit palestinez dhe ka bombarduar Gazën me artileri dhe avionë, duke u zotuar të "çmontojë" udhëheqjen e Hamasit.

Të paktën 1 900 palestinezë, përfshirë 614 fëmijë dhe 370 gra, janë vrarë në Gaza gjatë javës së kaluar, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë palestineze; 7,696 u plagosën.

Milanoviç, një socialdemokrat, është përplasur shpesh me kabinetin kroat, i cili drejtohet nga HDZ-ja nacionaliste. Ai e shpjegoi kundërshtimin e tij për gjestin e flamurit duke përmendur protokollin.

"Flamujt e tjerë nuk kanë vend në Kroaci, përveç nëse në rrethana të rregulluara rreptësisht," tha presidenti. Ai shtoi se do të ulte banderolat e NATO-s dhe BE-sëtë cilave Kroacia iu bashkua në 2009 dhe 2013 respektivisht – “pak” poshtë flamurit kombëtar në zyrën e tij, “vetëm për të treguar se flamuri kroat është një hap mbi ta”.