BALLKAN, 25 Korrik 2023, 21:54

Pa ‘live’ rrëzimin e avionit zjarrfikës ku humbën jetën 2 pilotë, gazetarja greke shpërthen në lot gjatë transmetimit

Pa ‘live’ rrëzimin e avionit zjarrfikës ku humbën

Ndërsa raportonte mbi tragjedinë e ndodhur në Karysto të Greqisë ku humbën jetën 2 pilotë, gazetarja e ERT, ka shpërthyer në lot.

Ajo ishte në transmetim live edhe në momentin kur avioni u ul të fikte flakët e më pas humbi orientimin dhe u rrëzua.

“Ne ishim duke filmuar për të marrë plane, kur pamë që avioni humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke shpërthyer më pas në flakë. nuk po u besonim dot syve në ato momente”, tha ajo.

Në këtë aksident tragjik humbën jetën pilotët grekë, 34 dhe 27 vjeç. (Për të parë videon klikoni KËTU)