BALLKAN, 20 Janar 2022, 09:15

Kosovë, rritja e infektimeve, sot do të diskutohet për masat e reja anti-COVID

Kosovë, rritja e infektimeve, sot do të diskutohet për masat e

Pas rritjes së madhe të rasteve pozitive për Covid-19, sot pritet të mblidhet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 7,266.

Vetëm të mërkurën janë shënuar 2,050 raste të reja me koronavirus.