BALLKAN, 19 Janar 2022, 17:25

Koronavirusi në Greqi, 88 humbje jete dhe mbi 20 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Greqi, 88 humbje jete dhe mbi 20 mijë raste të

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 20,107 raste pozitive me Covid-19. Prej këtyre rasteve, 60 të infektuar janë identifikuar në kontrollet në pikat hyrëse të vendit.

Kurse, numri total i të infektuarve ka shkruar në 1,723,496, prej të cilëve 49.8% janë meshkuj.

Sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 430 janë të lidhura me udhëtime jashtë dhe 2,332 janë raste kontakti.

Rastet fatale për sot janë 88, ndërsa që nga fillimi i pandemisë totali shkon në 22,285.