TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Incidente të ashpra në parlamentin e Serbisë. Deputetët e opozitës lëshuan ofendime dhe kërcënime ndaj ministrave dhe kryetarit të Kuvendit, Vladimir Orliç, sipas mediave serbe. Nuk munguan as konfrontimet fizike mes ligjvënësve serbë. Arsyeja e kësaj proteste ishte se opozita kërkoi largimin nga salla të Aleksandër Martinoviç, ministër për vetëqeverisje lokale, pasi ky i fundit ofendoi gratë dhe burrat që nuk kanë fëmijë.
“Kështu i dërgoni një imazh Albin Kurtit dhe gjithë botës se asgjë nuk është në rregull në Serbi”, tha Dragan Markoviç, deputet i partisë Serbia e Bashkuar.
Pas rrëmujës së krijuar, kryeparlamentari kërkoi një pushim 15-minutësh, pas të cilit rifilloi seanca, pa prezencën e ministrit të kontestuar. Seanca është thirrur nga opozita për të shkarkuar ministrin e brendshëm, Bratislav Gashiç, pas sulmeve me armë në shkolla. Disa ligjvënës kërkuan dhe dorëheqjen e presidentit Vuçiç dhe kryeministres Bërbaniç, si dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.