BALLKAN, 4 Korrik 2023, 17:37

Osmani zbardh detaje nga takimi me Lajçakun: Vullnet për normalizimin e tensioneve, ofruam zgjedhjet në Veri

Osmani zbardh detaje nga takimi me Lajçakun: Vullnet për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi sot me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak. Në komunikatën e Presidencës thuhet se në takim është biseduar për sfidat aktuale politike dhe të sigurisë “me theks të veçantë në veriun e vendit, përpjekjet për qetësimin e situatës, sikurse edhe nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”.

Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për uljen e tensioneve, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Ndërsa sa i përket zhvillimeve në veri, Osmani ka thënë se grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë.