BALLKAN, 4 Korrik 2023, 19:08

“Biseda e gjatë dhe e sinqertë”, Lajçak zbardh diskutimet me Kurtin: Kuptuam qëndrimet e njëri-tjetrit, ja për çfarë ramë dakord

“Biseda e gjatë dhe e sinqertë”, Lajçak zbardh

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ka zbardhur takimin dhe diskutimet me kryeministrin Albin Kurti. Ai ka thënë se biseda me kreun e Kosovës ka qenë e gjatë, e hapur dhe e sinqertë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Lajçak ka thënë se Kurti i paraqiti pikëpamjet e tij për shtensionim e situatës në Veri.

“Ne do të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje. Ai [Kurti] paraqiti pikëpamjen e tij, ndërsa unë prezantova idetë e mija dhe kjo është arsyeja se pse zgjati takimi”, ka thënë Lajçak.

“Por, ishte i rëndësishëm për të na ndihmuar që t’i kuptojmë qëndrimet e njëri-tjetrit më mirë dhe u pajtuam që procesi duhet të vazhdojë”, ka deklaruar i dërguari evropian.