BALLKAN, 4 Korrik 2023, 18:29

Pas hekurave për terrorizëm në Veri të Kosovës, zgjatet periudha e paraburgimit për dy qytetarët serbë

Pas hekurave për terrorizëm në Veri të Kosovës, zgjatet

Zgjatet periudha e paraburgimit për dy qytetarët serbë në Kosovë, Sinisha Jevtiç dhe Ivan Sekuliç, të cilët u arrestuan nën dyshimet për terrorizëm në maj të këtij viti.

Lajmi është konfrimuar nga zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. “Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurve S.J dhe I.S, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur për vazhdimin e masës së sigurisë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve  S.J dhe I.S, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar edhe për 1 (një) muaj, për secilin”, ka deklaruar Gashi.

Lidhur me arrestimin e të dyshuarve, Policia e Kosovës kishte njoftuar se kishte arrestuar dy serbë, pasi u ishin gjetur “disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione”.