BALLKAN, 4 Korrik 2023, 19:27

Historia tronditëse, 32-vjeçari ndërron jetë 6 orë pas të vëllait, xhaxhai: Nuk përballoi dot dhimbjen

Historia tronditëse, 32-vjeçari ndërron jetë 6 orë

Historia e dy vëllezërve në Selanik, të cilët humbën jetën me disa orë diferencë, është tronditëse. Dy djemtë u rritën bashkë dhe ishin shumë të lidhur sidomos pasi humbën nënën kur ishin ende të vegjël.

Thodoris nga Thermi, ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti trafiku dhe prej disa ditësh ka qenë në qendër rehabilitimi. Mirëpo, shëndeti i tij u përkeqësua dhe i thirrën vëllait që të vinte ta takonte. Më në fund, 38-vjeçari ka ndërruar jetë nga emboli pulmonare në orën 14:15. Vëllai i tij 32-vjeçar, duke mësuar se i vëllai nuk mbijetonte dot gjashtë orë më vonë, u nda nga jeta edhe ai nga infarkti i miokardit.

Xhaxhai i tyre duke folur për MEGA përshkruan momentet e fundit zemërthyese para vdekjes së dy të rinjve.

“Ishin shumë të dashur, shumë, nuk ka fjalë. Djali i vogël ishte një fëmijë që kujdesej për vëllain dhe babain e tij”, thotë xhaxhai i familjes.