BALLKAN, 1 Gusht 2023, 15:32

Mbyllja e “Klan Kosova”, gazetarët në Prishtinë bojkotojnë konferencën e ministres Hajdari

Mbyllja e “Klan Kosova”, gazetarët në Prishtinë

Gazetarët e Kosovë kanë bojkotuar sot konferencën për media të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, ku pritej të fliste për çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Ministria e udhëhequr nga Hajdari e hodhi poshtë ankesën e Klan Kosovës më 28 korrik, duke hapur rrugën për mbylljen e televizionit.

E para që ka bojkotuar këtë konferencë ka qenë një gazetare e Klan Kosovës, e më pas është ndjekur edhe nga kolegët e mediave të tjera.

Bojkoti ndaj ministres së Qeverisë së Albin Kurtit vjen vetëm një ditë pasi gazetarët protestuan në sheshet e Prishtinës kundër vendimit.