TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi deklaroi se do ta ndjekë vendimin e ministrave të BDI dhe do të tërhiqet nga posti nëse VMRO-DPMNE do të votojë për amendamentet kushtetuese.
“Pse të insistoj të qëndroj nëse të gjithë të tjerët ikin”, u shpreh kryeparlamentari Xhaferi në një intervistë për MIA-n. I pyetur nëse zgjedhjet e parakohshme do ta ndihmonin BDI-në që të mbajë më shumë vota, Xhaferi theksoi se për këtë vendosin organet e partisë.
“Me sa di unë, BDI-ja është duke e përkrahur sistemin e një mandati katërvjeçar. Mirëpo, deklarata e djeshme është në kuadër të rezultatit të takimit të liderëve mes kryeministrit dhe liderit të opozitës. Parakusht i opozitës ishte që BDI të daljen nga Qeveria, të cilën e pranuam menjëherë, me qëllim të miratimit të amendamenteve kushtetuese”, nënvizoi ai.