BALLKAN, 18 Gusht 2022, 12:38

Gafa e BE-së, cilëson Kurtin si lider të partisë opozitare në Kosovë

Gafa e BE-së, cilëson Kurtin si lider të partisë opozitare

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke zhvilluar sot në Bruksel takimin zyrtar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç  nën praninë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ndonëse takimi Vuçiç-Kurti është një nga më të rëndësishmit që po zhvillohet midis dy liderëve, personat që menaxhojnë faqen zyrtare të BE-së në internet duket se nuk i  kanë bërë  mirë detyrat e shtëpisë, pasi e cilësuan Kurtin si lider të partisë opozitare në Kosovë.

Gafa e BE-së, cilëson Kurtin si lider të partisë opozitare

Në njoftimin e zyrtar në faqen e BE-së për takimin e dy liderëve, Albin Kurti është cilësuar si lider i opozitës kosovare dhe jo si kryeministër i vendit.

“Takimi i dialogut Prishtinë-Beograd. Takim dy palësh me Albin Kurtin liderin e opozitës kosovare”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Por me sa duket menaxhuesit e faqes e kanë kuptuar gabimin dhe e kanë ndryshuar menjëherë njoftimin me një të përditësuar, ku shkruajnë se “është duke u zhvilluar takimi Beograd-Prishtinë”.

Gafa e BE-së, cilëson Kurtin si lider të partisë opozitare