TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka është takuar mbrëmjen e sotme me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiç.
Ai ka ndarë fotot në rrjetet sociale në prag të takimit që pritet të mbahet ditën e nesërme mes liderëve të dy vendeve.
“Në prag të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, kam pasur takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për të përgatitur diskutimet e të nesërmes”, shkruan ai.
Takime me Kurtin e Vuçiç ka zhvilluar edhe i Dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Bruksel. Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe, një çështje që pritet të diskutohet me prioritet nesër, duhet të krijohet duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.