BALLKAN, 16 Gusht 2022, 18:56

Aksident i rëndë, motori përplaset me shtyllën, humb jetën 17-vjeçari

Aksident i rëndë, motori përplaset me shtyllën, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pejë, ku një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:25, në rrugën Prishtinë-Pejë, në Qyshk të Pejës.

Sipas burimeve nga policia, i riu ishte duke udhëtuar me motiçikletë dhe ka goditur një shtyllë elektrike si pasojë e humbjes së kontrollit.

“Ngasësi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.