BALLKAN, 16 Gusht 2022, 17:00

Dy ditë nga takimi në Bruksel/ Kurti: Presim më shumë nga BE! Ja çfarë i propozova Vuçiçit herën e parë

Dy ditë nga takimi në Bruksel/ Kurti: Presim më shumë nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret më shumë nga Bashkimi Europian dy ditë përpara takimit me Presidentin Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Në një intervistë për BBC serbe, ai tha se besoj se BE-jë mund të jetë edhe më e qartë në qëndrimet e saj ndaj Beogradit.

“Ne kemi të drejtë të presim më shumë nga BE-ja, veçanërisht të tregojë më shumë qartësi dhe vendosmëri në lidhje me qëndrimet e veta, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarjet si barrikadat dhe incidentet e fundit në veri të Kosovës”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, siç raporton BBC, nuk është i shqetësuar se ajo që është ndërprerë para mesnatës së 1 gushtit (për dokumentet hyrëse dhe dalëse) mund të jetë pika nga e cila do të vazhdojë më 1 shtator.

“1 shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato,” tha ai.

Ai ka thënë se “nuk e përjashton”, dhe ka shprehur shpresën se do ta diskutojë me Vuçiçin si pjesë e temave aktuale.

I pyetur nëse kjo ishte platforma e tij negociuese për bisedimet e Brukselit, Kurti tha se një propozim të tillë ia ka paraqitur tashmë Vuçiçit, në takimin e organizuar në kuadër të iniciativës së bashkëpunimit të liderëve rajonalë Brdo Brioni.

“Unë i thashë – njihni dokumentet e Kosovës dhe ai më tha se është e papranueshme sepse kështu do ta njihni pavarësinë”, ka thënë Kurti.