BALLKAN, 17 Gusht 2022, 09:25

Presidenti Begaj takohet me komandantin e KFOR: Rendi kushtetues nuk duhet cenuar

Presidenti Begaj takohet me komandantin e KFOR: Rendi kushtetues nuk duhet

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ditën e djeshme është pritur nga komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajari në kuadër të vizitës së parë zyrtare në Kosovë.

Pjesë e diskutimit ka qenë siguria e Kosovës ku veçanërisht ata kanë biseduar mbi situatën në veri të vendit.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

Në orët e pasdites Presidenti u ndal në Pejë, ku takoi efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR.

Ndërsq vlerësoi kontributin e çdo efektivi të FA, Presidenti kërkoi kujdes në përmbushjen e misionit të tyre.

“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cenuar”,  tha Presidenti Begaj gjatë takimit me efektivët e Forcave të Armatosura.