BALLKAN, 18 Gusht 2022, 11:09

Sot takimi i tretë mes Vuçiç e Kurtit në Bruksel, reagon Borrell: Pres gjuhë të përbashkët nga të dy liderët

Sot takimi i tretë mes Vuçiç e Kurtit në Bruksel, reagon

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në prag të takimit të tretë në Bruksel Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit, shprehet se pret nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Në një reagim në Twitter ai thotë se pret që dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël.

“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël, për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.