TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur përfundimisht që t’ia heq licencën e biznesit televizionit Klan Kosova.
“Ditët e zeza të censurës shtetërore janë mbi Kosovën . Qeveria më në fund ia doli ta mbyllë Klan Kosovën. Albin Kurti, qeveria e tij po e zhyt vendin në iliberalizmin më konservator, me përbuzjen më të madhe për vlerat e BE-së”, ka shkruar Gutierrez.
The dark days of state censorship are upon #Kosovo. The government finally succeeded in having @klankosova_tv closed down. @albinkurti's gov is plunging the country into the most conservative illiberalism, with the utmost contempt for EU values. https://t.co/uBOTgtwmwQ
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) July 28, 2023
Kujtojmë se më 14 qershor, Ministria e Industrisë përmes një komunikate për media kishte marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare televizionit Klan Kosova. Komisioni i Pavarur për Media (KPM), pas një takimi që ka mbajtur më 16 qershor, i kishte dhënë afat prej 30 ditësh televizionit Klan Kosova, që të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm të biznesit në ARBK. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi se ia ka refuzuar ankesën Klan Kosovës për pezullimin e licencës së biznesit. Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës.