BALLKAN, 11 Gusht 2025, 13:34

“Çfarë mund të thotë një baba"/ Ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare, ish-kryeministri i jep lamtumirën vajzës së tij: Falënderoj Zotin që na dha këtë dhuratë

“Çfarë mund të thotë një baba"/

Funerali i Lena Samaras, vajzës së ish-kryeministrit grek Antonis Samaras, është mbajtur ditën e sotme në Athinë.

Lena Samaras u ndaj nga jeta të enjten në moshën 34 vjeç pasi pësoi atak kardiak në Spitalin Evangelismos të Athinës. Ndërkohë autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes së saj.

Lamtumira e fundit e ish-kryeministrit Antonis Samaras për të bijën gjatë shërbimit mortor në kishën e Shën Theodhorit ishte prekëse.

“Çfarë mund të thotë një baba që humbet fëmijën e tij, çfarë mund të thotë një nënë që humbet shpirtin e saj, çfarë mund të thotë një vëlla që humbet gjysmën e tij, kur humbet shokun e tij më besnik.

Çfarë mund të them si baba për këtë frymë dashurie që mbushi jetën tonë, për këtë aurë të fshehtë mirësie që preku kaq shumë njerëz me humbjen e saj”, tha ndër të tjera Antonis Samaras.

Duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse e falënderoj Zotin që na dha këtë dhuratë, edhe pse për 34 vjet”.

“Çfarë mund të thotë një baba"/