TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Richard Grenell, përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, e ka komentuar protestën e mbajtur të enjten kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, duke thënë se ishte inkurajuese për të.
Grenell në intervistën ekskluzive për gazetaren e Klan Kosovës, Jehona Bajrami-Gashi, tha se Gjykata speciale është një njollë e madhe për evropianët duke lejuar që ish-krerët e UÇK-së të mbahen për më shumë se pesë vjet në paraburgim.
“Ky nuk është një sistem i drejtë i drejtësisë. Kur mbani dikë për kohë kaq të gjatë në burg me akuza të çmendura politike, unë mendoj se kjo është më shumë koment për ndjekjet politike penale që evropianët po i bëjnë, po e ndjekin se çfarë ka bërë e majta amerikane ndaj Trumpit, e dimë që është i njëjti person, Jack Smithi, i besuari i Joe Biden”.
“Dhe pasi ia ka bërë këtë Hashim Thaçit, Joe Bideni e ka marrë për t’ia marrë të njëjtën Donald Trumpit. Pra, është i njëjti grup i njerëzve që kanë ndërmarrë ndjekje politike gjithandej Evropës dhe kjo është e tmerrshme dhe flet shumë më shumë për Brukselin, shumë më shumë për Hagën, shumë më shumë për natyrën politike të Evropës. Shikojeni, një nga gjërat që duhet ta bëjë Evropa është që duhet të përqendrohet në ekonomi dhe më pak në politikë”, tha Grenell, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Grenell e konsideroi se ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është peng i Gjykatës Speciale dhe sipas tij, duhet dëgjuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili po ashtu ka thënë se Thaçi është peng i Speciales.
“Po, me siguri konsideroj që çfarë i kanë bërë në pesë vitet e fundit është mu të qenit peng. Është një situatë e tmerrshme dhe duhet ta dëgjoni Edi Ramën. Mendoj se duhet t’i dëgjoni njerëzit gjithandej Evropës të cilët kanë filluar të thonë se kjo është e papranueshme. Nëse doni një sistem të drejtë të drejtësisë, kjo është tmerrësisht e gabuar”, tha Grenell.
Grenell: Kurti e Osmani të bëjnë më tepër për ta mbrojtur Thaçin – sot është ai, nesër mund të jenë ata
Richard Grenell, përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, në një intervistë ekskluzive me gazetaren e Klan Kosovës, Jehona Bajrami-Gashi, i ka komentuar zhvillimet në Gjykatën Speciale.
I pyetur se në rast se ish-presidenti Hashim Thaçi do të dënohej, a do ta njihte këtë vendim qeveria amerikane, Grenall tha se ka ende besim në sistemin e drejtësisë dhe që individët do t’i dëgjojnë provat dhe nuk do të veprojnë politikisht.
“Shikoni, unë kam ende besim në sistemin e drejtësisë që individët që po i dëgjojnë provat nuk do të veprojnë politikisht. Shikoni provat dhe unë më të vërtetë do t’i inkurajojë njerëzit të shohin se çfarë po thonë, si aktakuza ndaj Thaçit”.
“Unë përqendrohem në këtë rast në Hagë. Nuk dua të futem në këtë. Dua të kem shpresë dhe mendje të shëndosh se gjyqtarët do ta hedhin [aktakuzën] dhe në atë moment dua të kemi një pajtim të mirëfilltë se pse po ndodh kjo, pse po ndodhin këto ndjekje politike penale. Duhet rregullojmë këtë rrëmujë”, tha Grenell, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani mund ta ndihmojnë Hashim Thaçin, pasi sipas tij, kjo nuk është për ta mbrojtur Thaçin si individ por për ta mbrojtur Kosovën.
“Mendoj se qoftë presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti mund të bëjnë diçka dhe kjo nuk ka të bëjë për ta ndihmuar Hashim Thaçin por për ta ndihmuar Kosovën. Kjo ka të bëjë me rikthimin e sovranitetit të Kosovës duke thënë se ne do t’i trajtojmë vet çështjet tona gjyqësore”.
“Askush s’po thotë që këto aktakuza të hedhen automatikisht, por kishim një vizion gjithmonë që të mos kemi një gjyqtar ndërkombëtar që gjykon, por të marrin gjyqtarë të Kosovës dhe të tregojnë se kanë një sistem gjyqësor në vend për të vënë drejtësinë në mënyrë të duhur”, tha Grenell, njofton Klankosova.tv.
Ai i bëri apel Kurtit e Osmanit që të dy të bëjnë më “shumë për ta mbrojtur Kosovën, sepse një ditë është Hashim Thaçi, të nesërmen mund të jetë që të jenë ata”.
“Kisha bërë apel te Albin Kurti dhe presidentja Osmani që të dy të bëjnë më shumë për ta mbrojtur Kosovën, sepse një ditë është Hashim Thaçi, të nesërmen mund të jetë që të jenë ata. Ndjekjet politike janë të tmerrshme, duhet t’i refuzojmë këto dhe duhet të kemi një sistem që iu mbron nga kjo, qoftë në Amerikë, qoftë në Kosovë”, tha Grenell