BALLKAN, 10 Gusht 2025, 16:34

Rëndohet bilanci/ Ngjarja e rëndë në Gjilan: Shkon në tre numri i viktimave, i plagosuri humb jetën në spital

Rëndohet bilanci/ Ngjarja e rëndë në Gjilan: Shkon në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme. Mësohet se i vdekur ka mbetur edhe personi i tretë.

Në media janë publikuar identitetet e  dy personave të tjerë që humbën jetën në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot rreth orës 12:32, në “Cafiteria 2000” në Gjilan, ku u përdor armë zjarri.

Viktimat janë: •  Selami Hasani rreth 67-vjeçar   • Abedin Hoxha rreth 68-vjeçar.

Në këtë incident mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë: Naim Hoxha rreth 41-vjeçar, Edmond Hasani dhe Bujar Hoxha rreth 41-vjeçar – ky i fundit është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, i cili është identifikuar si Mefail Shkodra, bëhet me dije se është një emër i njohur për policinë. 

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. 

Rëndohet bilanci/ Ngjarja e rëndë në Gjilan: Shkon në

Rëndohet bilanci/ Ngjarja e rëndë në Gjilan: Shkon në