BALLKAN, 9 Gusht 2025, 12:23

Gjarpri futet në Parlament, deputetët ikin të tmerruar, shtyhet seanca 

Gjarpri futet në Parlament, deputetët ikin të tmerruar, shtyhet

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku një gjarpër i vogël u shfaq në sallën e Dhomës së Popullit, duke detyruar deputetët të largohen.

Zvarraniku, që më pas rezultoi të ishte një gjarpër lumi jo-helmues, u kap me një leckë nga një punonjës teknik dhe u nxor jashtë. Besohet se ka hyrë përmes vrimave të ventilimit, pasi godina ndodhet pranë lumit Miljacka.

Kryetari i Parlamentit, Tomislav Martinović, shtyu seancën deri në inspektimin e plotë të ambientit dhe kërkoi hetim nga Ministria e Brendshme. Ministri Ramo Isak, megjithatë, e quajti incidentin “farsë” dhe kritikoi ndërprerjen e punimeve për një “gjarpër të vogël”.