TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sipas një raporti të Sabah, presidenti turk po përgatitet të “paraqesë dokumente” kundër Greqisë në NATO që do të kenë të bëjnë me “ishujt e militarizuar” dhe vizitat e zyrtarëve në to.
Sipas artikullit, ai po përgatitet të bëjë publike në Samitin e ardhshëm të NATO-s dokumentet e supozuara të mbledhura nga Ankaraja dhe “të tregojë se Greqia po shkel traktatet e Lozanës.”
Në raportin e gazetës me titull “Zbarkimi me dokumente në Samitin e NATO– s ” thuhet konkretisht se presidenti turk do të denoncojë Greqinë para të gjithë anëtarëve të Aleancës për militarizimin e ishujve dhe vizitat e zyrtarëve të lartë në to.
Në veçanti në artikullin e Sabah, flitet për “vizita provokuese të zëvendësministrit të Mbrojtjes së Greqisë”, duke theksuar se ato nuk duhet të ndodhin, shkruan protothema.
Në të njëjtën kohë, presidenti turk do të ngrejë çështjen e Suedisë dhe Finlandës, të cilat, siç pretendon Turqia, mbështesin terrorizmin.