BALLKAN, 17 Korrik 2022, 14:07

Çekia mban presidencën e BE/ Ministri i Jashtëm reagon pas nënshkrimit të protokolleve mes Shkupit dhe Sofjes: Do bëjmë çmos të nisim sa më parë…

Çekia mban presidencën e BE/ Ministri i Jashtëm reagon pas

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavský ka reaguar pas nënshkrimit të protokolleve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sot në Sofje, që i hap rrugë anëtarësimit të Shqipërisë dhe RMV në Bashkimin Europian.

Lipavský shprehet si vendi që ka presidencën e BE do të bëjnë të pamundurën për të nisur sa më shpejt konferencat ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit për të dyja vendet.

“E mirëpres nënshkrimin e protokollit Bullgari-Maqedonia e Veriut. Si Presidencë e BE-së, ne do të bëjmë çmos për të nisur sa më shpejt konferencat ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit në Bruksel me Maqedoninë e Veriut si dhe me Shqipërinë. në lagjen e tyre”, tha ai.