BALLKAN, 17 Korrik 2022, 13:38

Nënshkrimi i protokolleve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në Sofje, reagon Oliver Varhelyi: I hapet rrugë nisjes së negociatave…

Nënshkrimi i protokolleve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar pas nënshkrimit të protokolleve për kapërcimin e dallimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ditën e sotme në Sofje.

“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën #CZPRES për të mbledhur Konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!”, shkruan ai.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan të dielën në Sofje protokollin që përcakton procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez. Përmbajtja e protokollit nuk është publikuar.