TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për pranimin e propozimit francez.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Michel thotë se votimi është vendimtar për maqedoninë e Veriut dhe për BE-në.
Ai shprehet se e ardhmja e unionit është bashkë me Maqedoninë e Veriut.
Postimi i Michel në Twitter:
Votimi i sotëm hap rrugën për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme. Një hap vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe për BE-në. E ardhmja jonë është bashkë dhe ju mirëpresim krahëhapur.
