BALLKAN, 16 Korrik 2022, 15:42

Propozimi francez/ “Nuk ka kthim pas”, Ali Ahmeti: Fitoi e ardhmja dhe shpresa!

Propozimi francez/ “Nuk ka kthim pas”, Ali Ahmeti: Fitoi e ardhmja

Kreu i BDI, Ali Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur i lumtur për miratimin e propozimit francez nga Kuvendi maqedonas.

Sipas Ahmetit, sot fitoi Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, fitoi bashkëjetesa, e ardhmja dhe shpresa.

"Maqedonia e Veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi.

Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën.

Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa.

Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!", shkruan Ahmeti.