BALLKAN, 17 Korrik 2022, 08:47

VIDEO/ “O zot ra, a ka shtëpi atje?”- Ky është momenti kur rrëzohet avioni i nisur nga Serbia në Kavalla të Greqisë! Banorët të tmerruar

VIDEO/ “O zot ra, a ka shtëpi atje?”- Ky është

Ky është momenti i rrëzimit të avionit Antonov rreth 40 kilometra larg aeroportit të Kavallës. Videot janë xhiruar nga banorët e zonës dhe janë publikuar në mediat greke pak minuta pas ngjarjes.

Në video banorët duken të tmerruar dhe tregojnë frikë për fatin e avionit pasi kuptojnë se diçka nuk shkon me rrjedhën e tij.

Disa sekonda më pas ata shohin një shpërthim të madh pasi avioni përplaset në tokë.

“O zot ra. Ai ra atje. A mendoni se ka shtëpi në atë zonë”, dëgjohen të thonë disa nga banorët e grumbulluar përballë fushës ku ra avioni.

Avioni dyshohet se ishte ngarkuar me 12 tonë municione ndërsa nga informacionet e para dyshohet se në bord ndodheshin 8 persona pjesë e ekuipazhit.