TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dorëheqje së beftë të kryeminisrit Zoran Zaev, për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale, partia LSDM ka humbur shumicën edhe në parlament.
VMRO, Aleanca për Shqiptarët (ASH), Lëvizja Besa dhe E Majta kanë krijuar shumicën e re parlamentare, pas një takimi të zhvilluar këtë të premte.
Këtë e kanë bërë të ditur pikërisht përfaqësues të partive politike të cilat kanë qenë në takim të përbashkët duke theksuar se tashmë kanë siguruar shumicë të re prej 61 deputetë.
Shumica e re qeverisëse është konfirmuar edhe nga Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Arben Taravari.
Ai ka deklaruar për mediat se tashmë koalicioni i ri i partive politike ka 61 deputetë në Kuvend, nga 120 që ka Parlamenti i Maqedonisë së Veriut në total.