BALLKAN, 4 Nëntor 2021, 20:33

E rëndë/ Burri godet 16 herë me thikë gruan, publikohet momenti kur e ndiqte për ta vrarë dhe ajo vraponte për të shpëtuar

E rëndë/ Burri godet 16 herë me thikë gruan, publikohet

Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet e momentit kur një burrë përpiqet të vrasë ish-gruan e tij në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Ierapetra. Mësohet se burri e ka goditur ish-bashkëshorten e tij 48 vjeçe plot 16 herë me thikë.

Në pamjet e publikuara, shihet se si autori i vrasjes, ndjek me vrap gruan e tij, në banesën që kjo e fundit kishte marrë me qira.

Nga raportimet e deritanishme, mësohet se e ndjera vrapon nëpër oborr për të shpëtuar, ndërsa ish- i shoqi, e ndjek me thikë për ta vrarë.

Menjëherë pas vrasjes së ish-bashkëshortes, autori largohet i pa shqetësuar nga vendi i ngjarjes, duke mbajtur thikën në dorë, ai shkon te motori i tij për t’u larguar nga vendi i krimit..