TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish ministri i Jashtëm, Arjan Starova, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është diskutuar për nismën e “Ballkani të Hapur”.
Sipas Starovës, Ballkani i Hapur duket si një kundërvënie ndaj Procesit të Berlinit dhe se është shumë problematik në raport me Kosovën.
“Ideja është e bukur, nuk është ide e re. Kush nuk e do bashkëpunimi? Ballkani për të parë paqe afatgjatë, sigurisht duhet bashkëpunim. Mirëpo, kryeministri ynë, që i duket vetja si lider global, përpiqet ta nxjerrë Ballkanin e Hapur si kundërvënie ndaj Procesit të Berlinit, që po ngec.
Meqenëse nuk ka arritje ende Procesi i Berlinit, nuk ka nevojë t’i kundërvishesh me Ballkanin e Hapur. Procesi i Berlinit mund të ketë nesër arritje.
Për mua ka një problem të madh, Kosova dhe Serbia kanë probleme të thella politike. Nuk ka besim reciprok.
Në mbledhjen para kësaj, më kujtohet se ka thënë kryeministri, nuk ka rëndësi ftesa për Kosovën. Sigurisht ka shumë rëndësi, sepse Vucic nuk mund të pranojë ftesë për një shtet që nuk njeh”, tha ndër të tjera Starova.