BALLKAN, 4 Nëntor 2021, 13:34

“Skeptikët e Ballkanit të Hapur kanë arsye të mos-arsyes”/ Rama shigjeton tre liderët e vendeve që refuzojnë projektin

“Skeptikët e Ballkanit të Hapur kanë arsye të

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “arsye të mos-arsyes”, refuzimin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, për të marrë pjesë në nismën rajonale të “Ballkanit të Hapur”.

Gjatë konferencës për shtyp në Beograd, Rama tha se “Ballkani i Hapur” është i hapur dhe gjithëpërfshirës për të gjitha vendet dhe se nisma nuk është në kundërshtim me Procesin e Berlinit, por është “një njësi e zabtimit” të këtij procesi.

Procesi i Berlinit ka mbetur në rrugë cdo vit dhe në pamundësi të bëhen ato që thuhen është krijuar kjo nismë. Nuk është asgjë tjetër vecse një njësi e zbatimit të procesit të Berlinit duke përshpejtuar dhe monitoruar zbatimin.

Ballkani i Hapur nuk është për tre vende por për të gjashta.

Ndryshe nga Procesi i Berlinit, nuk merret dot peng nga asnjë vend, sepse përcakton qartë që cilido prej vendeve që do të ecë më shpejtë mund ta bëjë pa pritur konsensus sikur jemi karikaturë e Këshillit Europian.

Ballkani i Hapur është i hapur, gjithëpërfshirës dhe është i të gjithëve.

Por, as Shqipëria, as Serbia dhe as Maqedonia e Veriut, nuk do të presin që të binden të gjithë të tjerët. Arsyet përse të tjerët janë skeptikë apo refuzues, i kam dëgjuar. I kam dëgjuar dhe janë arsye të mos-arsyes“, tha Rama.

Edi Rama në Beograd: Thelbi i “Open Balkan”, integrimi i tregjeve tona dhe mirëqenia e njerëzve!