TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi nismën “Ballkani i Hapur”, të cilën e konsideroi pozitive.
Arjan Curri: Këtë vit i kam bërë pushimet në jug, ishte mbushur jugu me serbë, malazezë, maqedonas. Askush nga ne, nuk i bezdisi, sepse lokalet, hotelet ishin plot.
E pashë si positive këtë gjë. Vitin e parë do të ketë reagim, por vitin e dhjetë kur të lulëzojnë bizneset, nuk do të jemi më kaq nacionalist. Pashë italianë, spanjollë, grekë. Nëse duam të zhvillojmë turizmin, mirë është që të lëvizin. Lëvizja e mallrave, kapitaleve, njerëzve, është gjë e mirë.
Arjan Starova: Kosova si hyn në Open Balkan, si shtet i pavarur?
Arjan Curri: Do t’ja linte në derë Serbisë. Ta vinte Vucicin me shpatulla pas murit!