BALLKAN, 6 Nëntor 2023, 12:51

Debatet për krijimin e Asociacionit, Lajçak vizitë të paparalajmëruar në Kosovë

Debatet për krijimin e Asociacionit, Lajçak vizitë të

“Po, Lajçak është në Kosovë sot edhe nesër”, ka thënë Ioanna Lachana nga zyra e BE-së.

Sipas burimeve diplomatike ai pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe me kryenegociatorin e Kosovës në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi. Nga burimet diplomatike në Bruksel mësohet se Lajçaku do të ketë takime edhe me përfaqësuese të opozitës në Kosovë.

Pas takimeve të fundit në Bruksel me 26 tetor, që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç patën me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë si dhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në prani të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politik të jashtme dhe siguri Josep Borrell u tha se të dy liderët kishin pranuar si bazë të mirë për diskutime të mëtejme draftin e propozuar.