TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë mbledhur sot në ditën e tetë të protestës, për të kundërshtuar propozimin francez.
Protestuesit u mblodhën para Qeverisë, ku shprehën revoltën e tyre, ndërsa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e qeverisë.
Ata kanë hedhur parulla kundër qeverisë, ndërsa kanë ironizuar edhe ministrin e Jashtëm shqiptar Bujar Osmani: “Bullgar Osmani – partizanët po vijnë”.
Më pas protestuesit u nisën në drejtim të Parlamentit.
Ndryshe nga ditët e tjera, sot kryetari i VMRO-së, Mickoski nuk ka marrë pjesë në protestë.