TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan që të mbajë një qëndrim për paraqitjen e hartës nga aleati i tij nacionalist që përshkruan shumë ishuj grekë si turq.
Devlet Bahçeli, kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), shfaqi hartën gjatë një vizite në selinë e organizatës ultranacionaliste gjatë fundjavës.
“Shikoni mirë këtë hartë. Kreta, Rodosi, Lesvosi, Kios, Samos. Ëndërr e ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë? Një tjetër provokim apo qëllimi i vërtetë?”, tha Mitsotakis në një postim në Twitter të hënën duke treguar edhe një foto të hartës.
“Presidenti Erdogan duhet ta bëjë të qartë pozicionin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të vogël të koalicionit,” tha Mitsotakis.