TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestat në Shkup nuk kanë të ndalur. Edhe këtë të diel opozita maqedonase po proteston kundër propozimit francez.
Mediat raportojnë se shumë persona janë mbledhur për ta kundërshtuar këtë propozim. Në protesta shihen edhe pankartat “Përsëri ne do të fitojmë” dhe “Stop bullgarizimit”, “Nuk negociojmë me fashistët”.
Kjo është dita e tetë e protestës, ndërsa gjatë javës së kaluar ka pasur edhe tensione.
Propozimi francez përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë dhe në propozimin francez.
Në pikën e tretë theksohet se, “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”.
Në propozimin francez gjuha maqedonase definohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, ndërkohë që apostrofohet se Bashkimi Evropian do t’i notojë deklaratat e dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në raport me gjuhën.
Në këtë drejtim, përfaqësuesit diplomatikë në Maqedoninë e Veriut kanë theksuar paprekshmërinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas.