TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria e Dritan Abazoviçit në Malin e Zi nuk ka më mbështetjen e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila kryesohet nga Presidenti Milo Gjykanoviç.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Kryesisë së DPS dhe u bë e ditur nga një zyrtar pas seancës.
Në deklaratën e DPS theksohet keqardhja për ndryshimin e kursit politik të Malit të Zi, ku përmendet edhe miratimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Sipas DPS, marrëveshja është votuar pa u konsultuar, ka mangësi të shumta që janë shpallur publikisht nga opinioni profesional, përfaqësues të sektorit joqeveritar e subjekte të shumta politike si dhe përbën rrezik për shtetin.
Miratimi i marrëveshjes së premten shënon dhe krisjen e koalicionit të pakicës, ku nga 18 ministra të pranishëm në seancë, 13 votuan pro dhe 5 kundër.
Marrëveshje me Kishën Ordokkose serbe ka shkaktuar pakënaqësi dhe në radhët e qytetarëve, ku gjatë ditëve të fundit ka patur një sërë protestash të dhunshme si shenjë kundërshtie.
Nëse ndodh që partia e presidentit Gjukanoviç tërhiqet nga koalicioni atëherë qeveria e kryeministrit shqiptar Abazoviç do të bjerë.