BALLKAN, 11 Korrik 2022, 12:42

Lajçak takohet me Kurtin në Greqi: Çfarë diskutuam për procesin e dialogut

Lajçak takohet me Kurtin në Greqi: Çfarë diskutuam

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi janë takuar në Greqi. Lajçak ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë.

“Në margjinat e edicionit të Symi Symposium, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, shkruan Lajçak në Twitter.

Kujtojmë se ditë më parë në Forumin e 15-të në Dubrovnik, Lajçak ka deklaruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është procesi më strategjik në rajon.

Ai gjithashtu deklaroi se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet dy palëve dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti.