TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi arriti një marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë “Rafale”, Serbia është pranë një akordi tjetër të rëndësishëm, këtë herë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Departamenti Amerikan i Shtetit bëri me dije se SHBA dhe Serbia do të nënshkruajnë javën e ardhshme një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë.
Sipas një njoftimi, ky akord do të zgjerojë mundësitë e kompanive amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit që do të mbahet ditën e mërkurë do të marrin pjesë Nënsekretari i Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Ë. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç.