TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Serbia do ta shpallte Kosovën një tokë të pushtuar, por presidenti Aleksandër Vuçiç është trembur nga ekspertët e tij juridik.
Këtë e konfirmoi vetë kreu i shtetit në konferencën e tij të shumëpritur për shtyp. Vuçiç pretendon se po ta shpallte një territor të pushtuar, grupet e armatosura në Kosovë, pavarësisht statusit të tyre, do të merrnin statusin e forcës së armatosur të ligjshme.
“Ne nuk do t'u japim atyre asnjë legjitimitet”, tha presidenti serb. Në konferencë prezantoi 7 pika të planit të tij kundër shtetit të Kosovës, të cilat do t’ia paraqesë, siç tha, mbi 60 liderëve të botës. Konkretisht kërkoi kthimin e gjendjes në Kosovë siç ishte përpara se Albin Kurti të vinte në pushtet:
1, mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri; 2, zbatimin e nenit 9 të marrëveshjes së parë të Brukselit për kthimin kolektiv të serbëve në Polici; 3,Kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksione gjyqësore; 4, tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës në veri dhe mbylljen e të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime jetike publike për qytetarët; 5, formimi urgjent dhe përfundimtar i Asociacionit; 6, lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë, që u arrestuan në protesta dhe barrikada; 7, mundësimi i menjëhershëm i transaksioneve të pandërprera të pagesave dhe shërbimeve postare në monedhën dinar.
Vuçiç njoftoi se parlamenti, brenda 45 ditësh, do të miratojë një ligj, me të cilin do të shpallet paligjshmëria e të gjitha organeve dhe institucioneve të themeluara në territorin e Kosovës dhe Metohisë, siç e quan ai, pas shpalljes së paligjshme të pavarësisë. “Ata mund të ëndërrojnë për pavarësinë e tyre. Dhe ata mund të ëndërrojnë anëtarësimin në OKB dhe mund të ëndërrojnë kështu për dhjetëra vite”, pretendoi presidenti serb.