TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka komentuar tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, duke hequr paralele mes situatës në Ballkan me atë në Ukrainë.
“Persekutimi i serbëve nga Kosova është i ngjashëm me persekutimin nazist të popullatës ruse nga territori i Donbasit, i cili u krye nga autoritetet ukrainase”, ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Ata thanë se pa Ukrainën, nuk do të kishte qytetërim në Krime dhe Donbas, dhe në vitet 30 të shekullit të kaluar, raca e lartë deklaroi se vetëm ajo mund të sillte qytetërim në Evropë”, tha Lavrov.
“Spastrimi etnik është i pastër si loti. Gjithashtu, falë Zotit, pa konflikte serioze ushtarake, po përpiqen të dëbojnë serbët nga Kosova”, tha ministri rus.