BALLKAN, 12 Shtator 2024, 15:12

Vuçiç bisedon për Kosovën me ambasadorin e BE-së në Serbi: Kundërshtoni arbitraritetin e Prishtinës

Vuçiç bisedon për Kosovën me ambasadorin e BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ku ka kërkuar që shtetet e bllokut të “kundërshtojnë arbitraritetin e Prishtinës”.

“I bëra thirrje BE-së dhe shteteve anëtare që në mënyrë urgjente, përmes angazhimit konkret, të kundërshtojnë arbitraritetin e Prishtinës, që kërcënon sigurinë e popullit serb dhe stabilitetit në mbarë rajonin”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Zyrtarët në Serbi kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, për “sulme ndaj serbëve” në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Vuçiç ka deklaruar se për situatën e serbëve kërkohet reagim nga komuniteti ndërkombëtar.